Banorët dhe zjarrfikësit në “luftë” me flakët, vatër aktive zjarri në Blacë dhe Podgorie

Në një sipërfaqe kodrinore mes fshatit Blacë dhe fshatit Podgorie është përfshirë nga zjarri. Sipas informacioneve, nga flakët është përfshirë një sipërfaqe e konsiderueshme me bar dhe shkurre, e cila ndodhet pranë zonave me vreshta dhe pemëtari, por larg zonave të banuara.

Flakët po mbështeten nga erërat dhe temperaturat e larta, ndërkaq banorë të zonës ndodhen në perimetrin e flakëve dhe po mundohen për t’i vënë ato në kontroll.

Momentalisht nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, por sipas burimeve zyrtare në terren janë 2 grupe të Zjarrfikëses së Maliqit dhe punonjësit e njësisë administrative të Vreshtazit, të cilët po mbështeten nga banorët e zonës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com