Pse u zgjodh ‘greku’ Tavo si kandidat për Himarën? Çuçi: Pyesni Blendi Klosin!

Vangjel Tavo është konfirmuar si kandidat i PS për bashkinë Himarë për zgjedhjet e datës 4 gusht.

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Bledi Çuçi në një konferencë për shtyp u pyet se pse u zgjodh Vangjel Tavo si kandidat i cili është një minoritar, ndërkohë që ka qenë kundër zgjedhjes së një kandidati minoritar.

Por për gazetarët, Çuçi u shpreh se kjo pyetje duhet t’i bëhej Blendi Klosit.

“Kjo pyetje është për Blendi Klosin dhe jo Bledi Çuçin. S’e zgjedh kreu i grupit parlamentar një kandidat për bashkinë. Më mirëkuptoni që nuk do t’i përgjigjem kësaj pyetje”, tha ai.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com