Eurodeputetja rumune ndërpret fjalimin e Von der Leyen, e nxjerrin me forcë nga PE

Incidenti ndodhi gjatë debatit që i paraprin votimit të kandidaturës së Von der Leyen për një mandat të ri në krye të Komisionit Evropian.

Anëtarja e partisë ultra të djathtë SOS Rumania, tregoi gjithashtu dy ikona të shenjta duke thirrur “ne besojmë në Zot”, përpara se të nxirrej me forcë nga sigurimi në Parlamentin Europian.

“Brukseli është shtëpia e Satanit”, u tha ajo më pas gazetarëve në korridoret e PE-së.

E pyetur nga gazetarët se çfarë kërkon nga eurodeputetët, deputetja u përgjigj: “Të dëgjojmë qytetarët”.

“Pse shqetësohen kaq shumë nga një ikonë? Ne jemi të krishterë, në Rumani ka 98% të krishterë. Ne besojmë në Zot. Ne kemi të drejtë të flasim! Ku është e drejta jonë për të folur. Një problem tjetër është komuniteti LGBT, ne nuk duam që fëmijët tanë të konvertohen”, shtoi ajo.

Në një postim në Facebook, nënkryetari i PPE, Siegfried Muresan, shkroi se në Bruksel “mungesa e disiplinës dhe shkelja e rregullave sanksionohen menjëherë” dhe se Soșoăca “e bëri veten qesharake”.

Kryetarja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, ka bërë të ditur se e ka marrë këtë masë pasi Sosoacă ka ndërprerë verbalisht folësit tre herë. Në momentin kur eurodeputetja rumune u nxor nga salla, ka ndërhyrë eurodeputetja franceze Valerie Hayer, përfaqësuesja e grupit Renew.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com