Fredi Beleri është takuar në Strasburg me presidenten e rizgjedhur të Parlamentit Europian, Roberta Metsola, ku këtë javë po mbahet seanca e parë plenare e Dhomës së Përfaqësuesve, me përbërjen e re.
Beleri e ka përshkruar me fjalë të mëdha këtë takim, duke thënë se do t’i qëndrojë pranë saj gjatë gjithë mandatit.
“Përkrahja e saj gjatë gjithë kësaj kohe ka qenë e pandarë dhe e falënderoj nga zemra. Në fytyrën e saj pashë vërtet se çfarë do të thotë Evropa.
Europa është Demokraci, Sundimi i Ligjit dhe mbi të gjitha Liri, do të jem pranë saj gjatë gjithë mandatit të saj”, shkruan Beleri në rrjetet sociale. TEMA