Leonard Luzi është vënë në pranga ditën e sotme bashkë një bashkëpunimi mes autoriteteve të Shqipërisë dhe homologëve spanjollë.
47-vjeçari akuzohet nga GjKKO, pasi rreth një vit më parë kishte organizuar një vrasje, që u parandalua pas ndërhyrjes së policisë. Ndaj Luzit, GJKKO ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municionit”.
Më 8 gusht të vitit të shkuar, në bashkëpunim me të tjerë, 47-vjeçari dyshohet se kishte organizuar vrasjen e E. M. dhe I. H. Krimi u parandalua, pasi në pranga u vu personi që ishte paguar nga Luzi për të kryer vrasjet. Në momentin e arrestimit atij iu sekuestrua pistoleta me fishek në fole, e gatshme për qitje.
Pritet që Luzi të ekstradohet drejt Shqipërisë. A2