Në këtë samit është organizuar një pritje për liderët nga Mbreti Karli III dhe Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer.
Gjithashtu janë organizuar dhe 2 tryeza të rrumbullakëta; një për emigracionin e paligjshëm që do të bashkëdrejtohet nga Xhorxha (Giorgia) Meloni dhe Kryeministri Rama; dhe një tjetër për mbrojtjen dhe sigurimin e demokracisë që do të bashkëkryesohet nga Presidenti Çarls Mishel (Charles Michel) dhe Presidenti malazez Jakov Milatoviç.
Kryeministri Edi Rama udhëtoi drejt ishullit mesditën e së mërkurës.