Pretendon se i vuri tritol në banesë, dalin fotot kur Alda Nikolli fliste në skype me Nuredin Dumanin nga burgu: Nuk e dija që kishte të dashur!

Alda Nikolli, një nga motrat nga Lezha që iu vu tritol në banesën ku jetonin në Elbasan, tregon për Top Channel se pas kësaj ngjarjeje fshihet Nuredin Dumani.

Ajo thotë se ka pasur komunikime prej dy muajsh me të pandehurin e drejtësisë, një marrëdhënie që sipas saj përfundoi me kërcënime.

Në fotot e treguara për TCH, ajo fakton se ka pasur komunikime të vazhdueshme në kamer me Nuredin Dumanin, nga qelia ku ai qëndron, në burgun 313.

Alda tregon se e ka njohur nga partneri i motrës së saj Xhovanës, Amarildo Xhanejt, i cili ndodhet në burg. Sipas saj, Nuredini i ka kontaktuar dy motrat më qëllim për t’i përdorur dhe se ajo nuk e dinte që kishte një të dashur, e cila është bërë shkak për kërcënimet e marra.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com