Shaikha Mahra Bint Mohammed Bin Rashid Al Maktoum, vajza e sundimtarit të Dubait, i ka kërkuar publikisht divorcin bashkëshortit të saj, Sheikh Mana Bin Mohammed Bin Rashid bin Mana Al Maktoum, në Instagram.
Njoftimi vjen pak më shumë se dy muaj pasi çifti mirëpriti fëmijën e tyre të parë.
“I dashur bashkëshort. Meqenëse je i zënë me shoqërues të tjerë, unë deklaroj divorcin tonë. Unë po divorcohem nga ty, unë po divorcohem nga ty dhe unë po divorcohem nga ty. Kujdesu për veten. Ish-gruaja jote.”
Postimi ka shkaktuar bujë në rrjetet sociale, ku shumë veta vunë re se çifti nuk e ndiqnin njëri-tjetrin në Instagram dhe kanë fshirë të gjitha fotot e njëri-tjetrit nga profilet e tyre. Disa spekuluan se dyshja e kishin bllokuar njëri-tjetrin, ndërsa të tjerë pyesnin veten nëse llogaria e Sheikha Mahra ishte hakuar.
Çifti u martua në maj të vitit të kaluar dhe ata mirëpritën vajzën e tyre 12 muaj më vonë. Sheikha Mahra kishte folur për përvojën e saj të paharrueshme të lindjes, duke falënderuar mjekun e saj dhe stafin e spitalit për kujdesin e tyre. Në foto, bashkëshorti i saj, Sheikh Mana, shihej duke mbajtur të voglën e tyre në krahë.
Vetëm javë më parë, princesha kishte shpërndarë një postim në Instagram, duke u përqafuar me fëmijën e saj, ku shkruante: “Vetëm ne të dyja”. Postim që me siguri ka dhënë mesazhin e qartë se ndarja ishte shumë afër.