Një turiste sllovake ka humbur jetën në bregdetin shqiptar. Ngjarja ka ndodhur pasditen e së martës, ndërsa turistja po lahej në det.
Golem, Kavajë/Informacion paraprak
Rreth orës 19:30, në Golem, dyshohet se duke u larë në det, është mbytur aksidentalisht shtetasja M. J., 61 vjeçe, banuese në Sllovaki.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të mbytjes.