Roberta Metsola u rizgjodh presidente e PE, reagon Rama: Lajm i mirë për Shqipërinë! Presim të forcojmë marrëdhëniet me BE-në

Nëpërmjet një reagimi në platformën X Rama shprehet se rizgjedhja e Metsola, është një lajm i mirë për rajonin dhe për Shqipërinë.

“E dashur Roberta, rizgjedhja juaj është gjithashtu një lajm shumë i mirë për rajonin tonë dhe Shqipëria pret të vazhdojë të punojë ngushtë me ju për të forcuar marrëdhëniet me BE-në, për të mbështetur dhe mbrojtur vlerat e përbashkëta evropiane, si dhe sigurinë, prosperitetin dhe solidariteti i një Unioni të cilit i përkasim dhe punojmë çdo ditë për të qenë pjesë”, shkruan Rama.

Gjithashtu kryeministri Rama nënvizon se Shqipëria synon të përforcojë edhe më shumë marrëdhëniet me BE, për të mbështetur dhe mbrojtur vlerat e përbashkëta europiane.

Reagimi i plotë:

Urime të ngrohta për Roberta Metsola @EP_President , për rizgjedhjen e saj si Presidente e Parlamentit Evropian. Ripërtëritja e besimit nga Shtëpia Evropiane e Demokracisë me 562 vota të jashtëzakonshme është një dëshmi e lidershipit, energjisë dhe vizionit të saj të besueshëm në krye të një prej institucioneve kyçe të Bashkimit Evropian në kohët aktuale sfiduese për të gjithë. E dashur Roberta, rizgjedhja juaj është gjithashtu një lajm shumë i mirë për rajonin tonë dhe #Shqipëria pret të vazhdojë të punojë ngushtë me ju për të forcuar marrëdhëniet me BE-në, për të mbështetur dhe mbrojtur vlerat e përbashkëta evropiane, si dhe sigurinë, prosperitetin dhe solidariteti i një Unioni të cilit i përkasim dhe punojmë çdo ditë për të qenë pjesë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com