Bilisht\ Dhunoi 42-vjeçarin Rigels Kaso, policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin (EMRI)

Sipas informacioneve nga Policia, Barjam Gjeleshi  34 vjeç, lindur në Peshkopi dhe banues në Tiranë dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta 42-vjeçarin.

Ndërkohë që 42-vjeçari Rigels Kaso vijon ende të jetë nën kujdesin intensiv të mjekëve teksa ka kaluar në vdekje klinike, gjendja e tij shëndetësore paraqitet e rëndë.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të njoftimit paraprak të dhënë ditën e djeshme, më datë 15.07.2024, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, dhe po punojnë për kapjen e shtetasit B. Gj., 34 vjeç, lindur në Peshkopi dhe banues në Tiranë.

Shtetasi B. Gj., ditën e djeshme, më datë 15.07.2024, në rrugën “Sokrat Miho”, dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin R. K., 42 vjeç, banues në Bilisht, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, parashikuar nga neni 88 i Kodit Penal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com