Një senator kandidat për zv.President, CNN zbardh prapaskenat: Si Trump e zgjodhi JD Vance!

J.D Vance është zgjedhur nga Donald Trump si kandidat për të qenë numri dy i SHBA-ve në rast se do të fitojë zgjedhjet presidenciale në muajin nëntor.

Por si u arrit deri te ky emër? CNN ka zbardhur gjithçka që ka ndodhur, për të arritur më pas në zgjedhjen përfundimtare.

CNN shkruan se ishte Donald Trump Jr, i cili shtyu të atin që mes shumë kandidtaëve të përzgjidhte senatorin JD Vance si numrin dy të Presidencës në rast fitoreje në zgjedhjet e nëntorit.

Sipas asaj që shkruan CNN, Trump Jr. i kërkoi të atit gjatë një darke natën vonë në Mar-a-Lago të zgjedhë Vance, duke argumentuar se ai ishte një besimtar i vërtetë në axhendën e Trump.

Vetë Trump u shpreh më herët se pas diskutimeve dhe mendimeve vendosi që senatori i Ohajos, Vance është “personi më i përshtatshëm për të marrë postin e Zëvendës Presidentit të Shteteve të Bashkuara”.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com