Janë mbledhur protestuesit e opozitës para Kryeministrisë për protestën e fundit, para se të fillojnë pushimet.
Ndërkohë, policia ka gjetur të paktën pesë qese me gurë, të fshehura afër lulishteve te Kryeministria. Mendohet se me këta gurë, protestuesit do të godisnin godinën, madje mund të lëndonin dhe forcat e rendit.
Protestuesit pritet të kërkojnë lirimin e Berishës, që ndodhet prej gati 7 muajsh në izolim si dhe një qeveri teknike, pasi demokratët nuk duan Ramën të qeverisë gjatë zgjedhjeve.
Ndërsa, disa rrugë në Tiranë janë bllokuar për të mundësuar protestën e mbështetësve të Berishës, gjithashtu 1000 policë janë në gatishmëri.