“Veç Berisha dhe Enver Hoxha e kanë çuar këtë vend drejt eksodit”, Kokalari: Ai mund të flasë sa të dojë, por s’mund të drejtojë gishtin për korrupsion

Aktivisti shqiptaro-amerikan, Gary Kokalari, në një intervistë në ‘Top Story’ ka analizuar kryeministrat shqiptarë ndër vite.

Ai tha se nga takimet që ka pasur më qytetarët, por edhe nga vizitat, e sheh Shqipërinë ndryshe dhe sipas tij, kryeministri Rama ka punuar.

Duke u ndalur te ish-kryeministri Berisha, Kokalari tha se ai i bëri keq Shqipërisë po aq sa Enver Hoxha dhe nuk ka moral të flasë për eksod shqiptarësh apo për korrupsion.

Grida Duma: Nga kryeministrat e tranzicionit, Berisha, Nano, Meta, Rama, cilin do të përcaktonit si më zhvilluesin dhe cilin si më regresuesin në Shqipëri?

Gary Kokalari: Nëse e shikon vetëm në këndvështrimin fizik të ndryshimeve që ka pësuar Shqipëria, them se Rama ka bërë punë të admirueshme. Kam vizituar Shqipërinë, kam folur me njerëzit. Pjesa më e madhe mendojnë se Rama ka punuar shumë që Shqipëria të ecë përpara. Të them se cili ishte regresivi, është Sali Berisha, Kjo filloi me 97, e ktheu Shqipërinë pas 1 apo dy dekada. Ekonomia e Shqipërisë u shkatërruar, njerëzit nuk kishin më besim, as të huajt.

Tani acarohem kur dëgjoj Berishën që kritikon qeverinë aktuale që po largon shqiptarët. Eksodi ka ndodhur prej Enver Hoxhës dhe Sali Berishës. Ai nuk e ka autoritetin moral për ta bërë këtë. Kam dëgjuar historira për Edi Ramën, mund të jenë ose jo të vërteta. Por di për Berishën, ai nuk ka moral për të folur. Ai e ka të drejtën të flasë, por si mund të drejtojë ai gishtin nga korrupsioni pas asaj që ka bërë, 97’, Gërdecit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com