I vihet flaka makinës së kryeinxhinierit të OSHEE në Durrës, dyshohet e qëllimshme

Dy makina janë djegur gjatë natës në zonën e njohur si ish-URT në Durrës. Makinat kanë qenë të parkuara në afërsi të njëra-tjetrës, ndërsa zjarrvënia dyshohet e qëllimshme.

Njëri nga automjetet Fuoristrada, i përket kryeinxhinierit të OSHEE Arben Alushi. Dyshohet se zjarri i është vënë për shkak të detyrës.

Zjarri ka nisur te makina e Alushit dhe më pas flakët kanë përfshirë dhe makinën tjetër.

Policia po këqyr kamerat e sigurisë në zonë për të zbardhur dinamikën e ngjarjes.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com