Sherr masiv në qendër të Korçës, policia shoqëron mbi 10 persona

Sherr masiv mes të rinjve në qendër të qytetit të Korçës ka ndodhur paraditen e kësaj të hëne. Gazetarja e Top Channel Dhorjela Çule bën me dije se në konflikt janë përfshirë disa të rinj, duke u goditur me njëri-tjetrin.

Policia ka ndërhyrë menjëherë duke shoqëruar të gjithë personat e përfshirë në sherr.

Mësohet se deri më tani, nga dëshmitarët okularë, janë shoqëruar rreth 10 persona. Nuk dihet ende arsyeja e këtij sherri, ndërsa priten detaje të tjera në vijim.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com