Ndarja nga jeta e Kadaresë, Ngjela: Ngriti lart figurën e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, do të mbetet i paharruar!

Avokati Spartak Ngjela ka reaguar sot për ndarjen nga jeta të kolosit të letrave shqipe Ismail Kadare. Shkrimtari u nda nga jeta në moshën 88-vjeçare, duke lënë pas një histori letrare të pavdekshme.

Avokati shkruan në rrjetet sociale se vepra e tij letrare ringriti lart në historinë botërore shqiptarinë, Shqipërinë dhe shqiptarët. Sipas Ngjelës, ai do të mbete shkrimtar botëror dhe shqiptar me atdhedashuri të madhe.

“Romancier i madh i letërsisë botërore dhe një parashikues me intuitë të lartë i zhvillimit të botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor, duke e ngritur Kosovën dhe shqiptarët e saj si një pishtar të lirisë dhe pavarësisë së Shqipërisë e Kosovës”, shprehet avokati.

Postimi i plotë
Sot u nda nga kjo jetë shkrimtari i madh shqiptar dhe një nga shkrimtarët më të mëdhenj në letërsinë moderne, në rrafsh botëror: Ismail Kadare.
Vepra e tij letrare ringriti lart në historinë botërore shqiptarin, Shqipërinë dhe shqiptarët, dhe i dha historisë botërore figurën e dytë të madhe në rrafsh botëror pas Gjergj Kastriot Skënderbeut.

Ismail Kadareja, me veprën e tij letrare, të përkthyer në të gjitha gjuhët e mëdha të botës, i dha historisë sonë në rrafsh botëror të vërtetën për mendimin shqiptar dhe rizgjeroi vlerën e madhe të gjuhës shqipe.
Poet dhe shqiptar i madh.

Shkrimtar botëror dhe shqiptar me atdhedashuri bukur të madhe.
Romancier i madh i letërsisë botërore dhe një parashikues me intuitë të lartë i zhvillimit të botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor, duke e ngritur Kosovën dhe shqiptarët e saj si një pishtar të lirisë dhe pavarësisë së Shqipërisë e Kosovës.

Poet magjik te poema Përse Mendohen Këto Male, për Shqipërinë e shqiptarët, por edhe Romani – Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur, për të cilin Kritika e lartë botërore u shpreh e mahnitur kur theksoi se:
Ideja kryesore e romanit Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur është që:
“Kadare na ka thënë se, kjo paqe është vetëm aparencë, sepse ajo mban në gjirin e vet luftën ashtu siç mban toka kufomat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com