Nga pronar bari në shitës kokaine, dënohet me 15 muaj burg 45-vjeçari shkodran në Angli

Ish-pronari i një bari në Nuneaton në Angli, u dënua me 15 muaj heqje lirie, pasi u arrestua një vit më parë gjatë një koflikti në lokalin e tij, ku ndër të tjera shiste për klientët lëndë narkotike.

45-vjeçari nga Shqipëria, Edmond Boriçi, duhet të paguajë gjithashtu një gjobë, të caktuar nga drejtësia britanike.

Në 9 gushtit 2023, pak pas mesnatës, Boriçi u konfliktua me një tjetër shtetas në ambientet e lokalit të tij, të cilin e kërcënoi me thikë, ndërsa ky i fundit përdori një fuçi birre për t’u mbrojtur. Pasi mbërriti policia, vuri në pranga 45-vjeçarit dhe pas kontrollit, në depon e pasme të lokalit gjeti një çantë me disa qese që në total përmbanin 509 gram kokainë, që kapte një vlerë prej gati 50 mijë paundësh.

Një çantë e dytë me 17 gram kokainë u gjet në një BMW me qira të parkuar jashtë ambienteve të lokalit. Nga pamjet e kamerave të sigurisë, u pa momenti kur Boriçi doli pikërisht nga ajo makinë. Kamerat e sigurisë kapën edhe momentin e konfliktit, ku duket shtetasi tjetër që tenton të mbyllë derën në përpjekje për t’i shpëtuar Boriçit.

Boriçi u dënua në Gjykatën e Kurorës së Warwick më 24 qershor 2024. “Boriçi duket se mendonte se mund të luante rolin e një mafiozi të viteve 1950, duke fshehur aktivitetet e tij kriminale pas një hekuri e duke kërcënuar me dhunë njerëzit që ai besonte se nuk e kishin respektuar”, tha oficeri DC Williams në gjykatë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com