Bylykbashi: Berisha është faktor kyç, këtë e tregon vota. Jemi të hapur për të rinjtë që duan të na bashkohen

Deputeti i PD-së Oerd Bylykbashi, i ftuar në emisionin Kjo javë në News 24 ka komentuar edhe situatën në të cilën ndodhet opozita aktualisht.

Bylykbashi shprehet se aktualisht gjëja më kryesore në PD është thirrja që është bërë ndaj të rinjve e kujtdo që është i gatshëm të bashkohet me opozitën për të rrëzuar qeverinë.

Më tej Bylykbashi shprehet se Berisha është një faktor kyç në politikë, teksa e sulmuan vota e qytetarëve tregon rëndësinë që ai ka tek PD.

Oerd Bylykbashi:

Kryesorja ishte ridemensionimi për të thirrur të gjithë ata që duhet ti bashkoheshin PD.

Të rinj apo të vjetër, që duan ti bashkohen kësaj force.

Unë e kam thënë edhe më parë, ne duhet të krijojmë liderin e 15-vjeçarit të ardhshëm.

Ne na duhen njerëz e ide të reja, sepse edhe Rama tashmë është i vjetër.

Elementi i lidershipit  është vota, të gjithë ne mund të kemi mendime të ndryshme në fund ajo që na bën bashk është vota

Por kjo ka të bëjë me votimin e tij, nëse ai votohet si lider atëherë. Vota nuk inxhinierohet, s’mund të patronazhosh as nëpër studio e telvizione liderët politik të demokracisë.

PD i janë bashkuar deputetë e drejtues edhe nga ata që e sulmuan Berishën.

Ata e kanë pranuar faktin se Berisha është lider, këtë e ka treguar vota.

Berisha pas 11 qershorit e ne bëmë ftesën e hapur, të bëhemi bashkë që të rrëzojmë Berishën.

Berisha është faktori kryesor në politike, këtë e kanë pranuar edhe ata që e sulmuan, thotë Bylukbashi./m.j

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com