Pas dyshimeve për sulm kibernetik, reagon Policia e Shtetit: Sistemet vazhdojnë punën normalisht

Pak më parë u raportua se Policia e Shtetit mund të ketë qenë shënjestër e një sulmi kibernetik, pasi u mësua se kishte dhënë urdhër për fikjen e të gjithë pajisjeve kibernetike.

Mbi ngjarjen ka reaguar Policia e Shtetit, e cila sqaron se një masë e tillë është marrë për të garantuar sigurinë.

Në reagimin e policisë për mediat, sqarohet se të gjithë sistemet vazhdojnë funksionimin e tyre normalisht.

Reagim i Policisë së Shtetit:

Lidhur me publikimet e ndryshme në media për një sulm kibernetik, Policia e Shtetit sqaron opinionin publik se në mënyrë të vazhdueshme, në bazë të një pune profesionale parandaluese, merr masa për forcimin e garantimin e sigurisë dhe mirëfunksionimin e sistemeve në përdorim.

Sistemet në përdorim nga Policia e Shtetit vazhdojnë funksionimin e tyre normalisht./m.j

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com