Putin injoron debatin Biden-Trump: Nuk vura alarmin e orës për t’i ndjekur, kemi halle më të mëdha!

Presidenti rus, Vladimir Putin, duket se ka “shpërfillur” debatin mes kandidatëve presidencialë amerikanë Joe Biden dhe Donald Trump.

“Rusia nuk do të komentojë mbi politikën e brendshme të SHBA-së”, tha Kremlini të premten.

Putini ka shprehur indiferencë ndaj rezultatit të zgjedhjeve të nëntorit dhe zëdhënësi i tij Dmitry Peskov i bëri jehonë kësaj linje, duke thënë se Rusia ka gjëra më të rëndësishme për t’u kujdesur.

“Epo, shikoni, nuk mendoj se ju prisni që presidenti i Rusisë të vendosë një orë alarmi për të parë debatin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,” u tha Peskov gazetarëve kur u pyet nëse Putini e kishte parë përballjen.

“Ne kemi shumë çështje që janë vërtet të rëndësishme për vendin tonë, që na shqetësojnë. Këto janë çështjet me të cilat merret presidenti ynë. Diskutimet në Shtetet e Bashkuara nuk janë pjesë e agjendës kryesore”, shtoi ai.

Paraqitja e Biden në debat ringjalli debatin nëse ai është shumë i vjetër për të kandiduar për një mandat të dytë.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com