Gjykata Kushtetuese ka vendosur të rrëzojë ligjin për tatimet për profesionet e lira. Vendimi u mor sot (27 qershor) me votën e shumicës së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe u bë publike nga kryetarja Holta Zaçaj.
Keshtu Kushtetuesja shfuqizon tatimin 15 % për profesionet e lira.
Në një komunikim për mediat, Zaçaj u shpreh se Gjykata Kushtetuese pranoi pjesërisht kërkesën dhe rrëzoi tatimin me 15% për profesionet e lira.
“Është rrëzuar, pranimi i pjesshëm i kërkesës do të thotë që është pranuar kërkimi dhe është shfuqizuar neni që e bënte të aplikueshëm normën e tatueshme prej 15% për profesionet e lira”, tha Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese./m.j