“Interpelancë urgjente për skandalin tek Onkologjiku”, dorëzohet tjetër kërkesë në Kuvend

Pas deputetit deputeti Arbi Agalliu, pjesë e grupimit të Lulzim Bashës, edhe grupimi parlamentar i Partisë Demokratike ka dorëzuar në Kuvend një kërkesë për interpelancë urgjente me ministren e Shëndetësisë, Albana Koçiu, për skandalin tek Onkologjiku.

“Jeta dhe fati i mijëra qytetarëve shqiptarë të diagnostikuar me sëmundje tumorale, shpesh terminale, në vend që të gjenin trajtim dinjitoz shëndetësor publik, sikundër është zbardhur nga mediat, në fakt janë përballur me një abuzim çnjerëzor, duke u trajtuar si plaçkë për përfitime financiare midis stafit shëndetësor, përfshirë drejtuesen e institucionit dhe klinikave private. Përgjegjësia, jo vetëm morale, por edhe administrative dhe ekzekutive përfshin në mënyrë të drejtpërdrejtë edhe vetë Ministrinë e Shëndetësisë”, thuhet ndër të tjera në kërkesën e firmosur nga 7 deputetë të grupit parlamentar.

Reagimi erdhi pasi nga përgjimet rezultoi se 7 mjekë, mes tyre dhe zv.drejtoresha e QSUT, funksionon si një grup i strukturuar kriminal, ku i mohonin pacientëve me kancer të drejtën për të marrë shërbim falas në shtet, por i dërgonin ato te privati.

/a.r

Interpelancë urgjente me ministren për skandalin tek Onkologjiku,

Interpelancë urgjente me ministren për skandalin tek Onkologjiku,

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com