Presidenti polak në Pekin, homolgu kinez Xi: Të zbatojmë pesë parimet e…

Gjatë pasdites së 24 qershorit, kryetari i shtetit Xi Jinping zhvilloi bisedime në Pekin me presidentin e Polonisë, Duda, i cili ndodhet në Kinë për një vizitë shtetërore.

Xi theksoi se Kina është e gatshme të zbatojë bashkë me Poloninë pesë parimet e bashkëekzistencës paqësore, të ruajë frymën e vendosur në fillim të marrëdhënieve diplomatike, të vazhdojë miqësinë tradicionale dhe të nxisë marrëdhëniet dypalëshe drejt zhvillimit në një nivel më të lartë.

Xi u shpreh se Kina mirëpret sa më shumë agroprodukte cilësore të Polonisë të futen në tregun kinez. Ajo mbështet zgjerimin e investimeve dypalëshe dhe shpreson që Polonia të ofrojë mjedis biznesi të barabartë, të drejtë dhe jodiskriminues për kompanitë kineze.

Kina ka marrë vendim për politikën pa viza me afat 15-ditor për qytetarët polakë. Të dyja palët duhet të nxisin shkëmbimet në kulturë, rini, studime dhe media. Kina është e gatshme të nxisë zhvillimin e vazhdueshëm të mekanizimit të bashkëpunimit Kinë-EQL dhe zhvillimin e qëndrueshëm dhe të shëndetshëm të marrëdhënieve Kinë-Europë

Duda u shpreh se bashkëndërtimi i nismës“Një brez, një rrugë”ka nxitur fuqimisht infrastrukturën dhe zhvillimin ekonomik të Polonisë. Polonia vlerëson lart konceptin e Kinës në çështjet ndërkombëtare dhe kontributin e rëndësishëm të saj për paqen dhe zhvillimin e botës.

Polonia, në mënyrë të vendosur, do të zbatojë parimin e një Kine. Ajo është gati të vazhdojë nxitjen e bashkëpunimit“Një brez, një rrugë”, thellimin e shkëmbimeve dhe bashkëpunimit ekonomik, tregtar, bujqësor, infrastrukturor, dhe kulturor. Gjithashtu është e gatshme të zgjerojë bashkëpunimin në inovacion, ekonomi digjitale dhe automjete me energji të re, duke mirëpritur sa më shumë kompani kineze të investojnë në Poloni.
“Në gjashtëmujorin e parë të vitit tjetër, Polonia do të marrë kryesimin e radhës në BE, ndaj ajo është gati të luajë një rol konstruktiv në zhvillimin e marrëdhënieve BE-Kinë dhe të vazhdojë nxitjen e bashkëpunimit EQL-Kinë,” u shpreh Duda

Palët shkëmbyen gjithashtu mendime mbi krizën e Ukrainës. Xi theksoi që qëndrimi i Kinës mbi krizën e Ukrainës është për paqen, bisedimet dhe zgjidhjen politike. Duhen bërë përpjekje për mos tensionim të konflikteve, për zbutje të tensionit dhe për krijimin e kushteve për bisedimet e paqes. Kjo është në përshtatje me interesat e komunitetit ndërkombëtar, ku përfshihet edhe Europa. Kina inkurajon dhe mbështet të gjitha përpjekjet, që janë në të mirë të zgjidhjes paqësore të krizës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com