Plagosi me mjete të forta 65 vjeçarin në Korçë, arrestohet autori

Vihet në pranga autori i plagosjes së 65 vjeçarit në Korçë. Ngjarja ndodhi në lagjen nr 15 të qytetit.

Sotiraq Bicolli dyshohet se ka dëmtuar me mjete të forta 65 vjeçarin, i cili u dërgua për mjekim në spital.

Autori i dyshuar i ngjarjes ndodhet i shoqëruar në komisariat, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com