Dhunoi ushtarët e KFOR, serbi dënohet me 15 muaj burgim

Nenad Orllovic, i akuzuar për përfshirje në sulmin e 29 majit, kundër ushtarëve të KFOR në Zveçan, u dënua me 15 muaj burg, nga gjykata Themelore në Prishtinë. Përmes një komunikate për mediat, gjykata bëri të ditur se në dënimin prej 15 muajsh me heqje lirie, atij do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga data 23qershor 2023, kur ishte arrestuar, çka nënkupton se atij i ka mbetur edhe 3 muaj burgim për të kryer.

“Departamenti Special ka vendosur në çështjen penale kundër të akuzuarit N.O, për veprën penale sulm ndaj personit zyrtar dhe pjesëmarrje në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi”.

Gjykata Themelore Orllovic u shpall fajtor dhe u dënua me 6 muaj burgim edhe për një akuzën “pjesëmarrje në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi”, por në marrëveshje me gjykatën vendosi ta zëvendësojë dënimin me burgim me gjobë prej 12.000 eurove, thuhet në njoftim.

“Më 29.05.2023…i akuzuari N.O, në koordinim me shumë të pandehur të tjerë të nacionalitetit serb nga Kosova dhe Serbia, morën pjesë aktive në kryerjen e veprave penale serioze, në atë mënyrë që përmes përdorimit të dhunës sulmuan dhe kanosën ushtarët e misionit paqeruajtës të KFOR-it”.

Policia e Kosovës e arrestoi Orllovic më 23 qershor të vitit të kaluar, më pak se një muaj pas protestave të dhunshme ku mbetën të plagosur 93 ushtarë të KFOR.

Arrestimi i tij u dënua nga autoritetet në Beograd. Rreth 10 persona janë arrestuar deri më tani për sulmet ndaj KFOR, por shumica e tyre u liruan për tu mbrojtur në liri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com