Kapet në Portin e Durrësit turku me dokumente false/ Arrestohet në doganën e Hanit të Hotit 35-vjeçari i shpallur në kërkim nga Spanja

Në PKK Hani i Hotit, në dalje, u ndalua shtetasi K. N. (M.), 35 vjeç, sepse pas verifikimeve dhe shkëmbimit të informacioneve ndërmjet strukturave homologe të Interpolit, rezultoi i shpallur në kërkim ndërkombëtar, me masë sigurie “Arrest në burg”, nga autoritetet në Spanjë, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në kuadrin e organizatës kriminale. Vijon bashkëpunimi për të finalizuar ekstradimin e këtij shtetasi.

Në PKK Port, Durrës, u dalje, u arrestua në flagrancë shtetasi turk Y. A., 47 vjeç, pasi nga kontrolli i dokumentacionit rezultoi se posedonte një leje qëndrimi në Francë, të dyshuar të falsifikuar. Dokumenti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com