Kapela e Napoleonit, të cilën mendohet se e mbante në Betejën e Waterloo-s, shitet për 350,000 euro në ankand ndërsa blerësi preferoi të mbetej anonim.
Historianët besojnë se kjo kapelë e veçantë i ra nga koka Napoleonit në Betejën e Waterloo-s në 1815.
Një kapiten holandez mendohet se e ka mbajtur atë si një trofe lufte, duke e përcjellë kapelen përmes familjes së tij për breza. Më pas kapela iu shit një koleksionisti francez në fund të shekullit të 20-të .
Nëntorin e kaluar, një fletë e brishtë dafine ari nga kurora e bërë për kurorëzimin e Napoleonit në 1804, me peshë vetëm 10 gram, u shit për 625,000 euro.