Kryetari i PL-së, Ilir Meta, në studion e “Kampionët” në Tv Klan, zbuloi se ndaj Hungarisë, mbështeste Skocinë, për shkak se është tifoz i Celtic.
Megjithatë, gjatë emisionit, Meta mori lajmin e papritur, se hungarezët, shënuan në fund golin që iu dha edhe fitoren.
Ai gjithsesi e kaloi me sportivitet, duke thënë se kemi pasur mbretëreshën hungareze.
“ Si tifoz, mbetem ende i Holandës. Kam ardhur këtu si tifoz i flaktë i Celtics, për të respektuar Skocinë e cila do të kishte fituar nëse do të kishte katër lojtarët e Celtics. Sot isha me Skocinë.
Ka shënuar Hungaria? Duartrokitje. Ne kemi pasur mbretëreshën hungareze, nuk do mërzitemi”, deklaroi Meta.
/a.r