Sms në emër te institucioneve dhe politikanëve, zbulohet skema e mashtrimit ku kërkohen lekë nga “personazhe të njohur”

Kujdes nga mashtrimet kompjuterike. Kryeministri Edi Rama është kujdesur këtë të shtunë t’iu bëj thirrje shqiptarëve të mos bien pre e mesazheve të rreme që hiqen si personazhe publike me qëllimin zhvatjen e parave.

Kjo skemë virtuale po përdoret prej kohësh jo vetëm në emër të institucioneve të ndryshme, por tashmë edhe në shtirje si personazhë publik të njohur, ku nuk kanë munguar rastet e manipulimit duke dërguar mesazhe si politikanë.

Mesazhet mashtruese dërgohen sikur kanë burim postën, bankën, apo agjencitë turistike.

Reagimi i kryeministrit Rama tregon nevojën për të pasur vëmendje të shtuar ndaj këtij fenomeni. Ai shkruan se Policia e Shtetit ka ndaluar dhe çuar para drejtësisë disa prej këtyre mashtruesve, të cilët kanë arritur të marrin para prej të dëmtuarve./m.j

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com