Skema mashtruese me TVSH, Gjykata e Sarandës dënon me 6 vite burg Erion Berberin

Gjykata e Sarandës ka dënuar me 6 vjet heqje lirie 46 vjetarin nga Tirana, Erion Berberi. Vendimi është dhënë 4 ditë më parë nga Gjyqtari Mikel Hysometaj pas një procesi të nisur në 20 nëntor të një viti më parë. Berberi akuzohet nga Prokuroria e Sarandës për veprën penale “krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar” kryer në bashkëpunim sipas neneve 144/a e 25 të Kodit Penal. 46-vjeçari rezulton person me precedentë penalë, pasi ka qenë i arrestuar edhe në 2015 në Korçë bashkë me disa persona të tjerë, të akuzuar po për mashtrim me TVSH. Pavarësisht dënimit me 6 vjet heqje lirie, do të pritet vendimi i Apelit që do të vendosë nëse Berberi do të shkojë në qeli. Gjyqtari Hysometaj ka kërkuar që dënimin 46-vjeçari ta kryejë në një burg të sigurisë së zakonshme.

Çështja e gjykuar në Sarandë i përket procedimit penal nr.39 të vitit 2018 ndaj shtetasve Regan Merdani, Enis Xhaferi, Vjollca Ymeraj, Kreshnik Ymeraj, Fatmir Murati, Dashamir Ymeraj e Erion Berberi. Cështja ndaj këtij të fundit u gjykua më vete, ndërkohë që procesi vazhdon për të tjerët. Kjo cështje më parë rezulton të jetë ndjekur nga Prokurori Ilir Hoxha e më pas nga Besjana Sadikaj.

Ajo që bie në sy, është përfshirja edhe e Regan Merdanit, 33 vjeçari nga Fieri i dënuar nga SPAK për inceneratorin e Fierit. Merdani është marrë nën akuzë në cilësinë e administratorit të shoqërisë “SG Logistic” sh.p.k./m.j

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com