Ylli Vangjelaj, 48 vjeç nga Vlora është shqiptari i arrestuar në Janinë pasditen e djeshme. Ai ishte shpallur në kërkim nga drejtësia italiane pasi ishte dënuar me 22 vite e 8 muaj burg për vrasje.
Vangjelaj akuzohet për vrasjen e një prostitute Betty Ramirez, me origjinë nga Ekuadori, krim i ndodhur në vitin 1999.
Gjykata e Apelit të Bolonjës e kishte dënuar me 22 vite e 8 muaj burg më 22 qershor 2011, vendim i cili mori formën e prerë më 23 tetor 2012.
Autorët ishin pre, përfshirë Vangjelin dhe më 9 dhjetor 1999 dhunuan, torturuan dhe në fund e mbytën vajzën ekuadoriane, një shenjë forcë në përpjekje për tu pranuar nga një familje mafioze në Piacenza. Madje, njëri prej tyre dyshohet se ka marrë në telefon motrën e gruas për t’i përshkruar terrorin që përjetoi Ramirez.
Trupi i saj u gjet në shkurt të vitit 2000 dhe nga tre autorët, njëri u gjet dhe u arrestua në vitin 2006 në SHBA dhe i dyti u arrestua në Belgjikë./m.j