Një bombol gazi ka shpërthyer në tarracën e një pallati në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Qemal Stafa” në orën 13:00.
Sipas policisë, bombola e gazit pasi shpërtheu në tarracën e pallati ka rënë më pas në oborrin e një banese.
Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale dhe fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.
Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
/a.r