Shiste kokainë dhe kanabis, arrestohet 20-vjeçari nga Fieri

Një 20-vjeçar nga Fieri është arrestuar nga Policia. I riu po lëvizte në qytet me doza kokaine me qëllim për t’i shitur.

Gjatë kontrollit në banesën e 20-vjeçarit, blutë e Fierit gjetën dhe sekuestruan doza kanabisi të gatshme për shitje.

“Sektori për Hetimin e Narkotikëve i DVP Fier, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore se një shtetas lëvizte me lëndë narkotike në qytet, me qëllimin për ta shitur, kanë organizuar punën për kapjen e tij. Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi:

-R. H., 20 vjeç, banues në Fier”, thuhet në njoftim.

Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me një aparat celular.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com