Brenda 24 orëve Lulzim Bashës i ikën edhe një deputet tjetër, Kreshnik Çollaku.
“Une jam e do të mbetem deputet i Partise Demokratike”, shkruan Çollaku.
E para që u distancua nga Basha ishte Eralda Tase Bano, e cila përmes një statusi në faqen e saj në Facebook tha se “do të mbetet deputete e PD”, cka nënkupton se ajo tashmë do t’i rreshtohet PD-së zyrtare me vulë dhe që drejtohet nga Sali Berisha.