Meta në SPAK, gazetari: Aty brenda ishte ‘Helena e Trojës’, ajo i ka treguar gjithçka prokurorëve

Ilir Meta u paraqit sot në SPAK teksa i pyetur nga gazetarët me çfarë statusi u mor në Prokurorinë e Posaçme, Meta ishte mjaft i revoltuar dhe me tone të ashpra është shprehur ndaj Altin Dumanit.

Gazetarja Glidona Daci në ‘Frontline’ me Marsela Karapançon u shpreh se Meta u thirr në cilësinë e personit që ka dijeni.

‘Që nga momenti kur ka hyrë në SPAK, ka pasur tjetër retorikë, pastaj herën e dytë kishte retorikë më të ashpër. Ditën e sotme ishte agresiv. Kishte atë sjelljen e ashpër, nuk shpjegonte asgjë. Përtej insistimit në çfarë cilësie ishte. Edhe sot është thirrur në cilësinë e personit që ka dijeni. Janë bashkuar në një çështje lobimi në Amerikë dhe ndërhyrjet estetike. Edhe tek CEZ/DIA ka dyshime të korrupsionit pasiv. Shpenzimet estetike dhe lobimi dhe hetimi pasuror janë një çështje. SPAK do dal edhe me një vendim shumë shpejt se çfarë do ndodh me çiftin Meta Kryemadhi.

Në informacionet tona janë bërë edhe letërporosi nga jashtë, për ndërhyrjet estetike. Janë duke u verifikuar. Skenarët e mundshme, mund te këtë edhe një pushim për shkak të tejkalimit të afateve. Akuza kryesore vepra kriminale e pastrimt të parave dhe korrupsionit. Zonja Kryemadhi dje ishte qetë. Shpjegoi, nuk ruajti sekretin hetimor. Ka ardhur disa herë në dyert e SPAK, edhe ditën e djeshme tha u pyeta rreth historisë që dini’, tha Daci.

Ndërkohë analisit Lavdrim Lita thekson se në pah ka dalë financierja e LSI, që e përmendi dhe Meta, Helenën, që sipas Litës është ‘Helena’ e Trojës

‘Ka disa ngjarje. Ngjarja jashtë ishte shitja e një burri të gruas faqe publikut dhe faqe gazetarëve. Dhe ajo që ndodhi brenda, aty ishte Helena e Trojës. Financierja, ajo që lidh hetimet pasuror. Pasuria e partisë është përdorur për gjëra vetjake, për të paguar shpenzime familjare. Ka lindur dyshime dhe po verifikohet pasuria. Është tërhequr para apo janë paguar përmes parave të partisë. Helena, ai thotë gabim Elena, ka treguar gjithçka te SPAK, kam tërhequr këto para i kam çuar këtu. Këtu është problemi i transparencës financiare, SPAK aty po bën vettingun politik dhe financiar. Aty del që paratë përdoren për interesa personale’, theksoi Lita.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com