Thirrja në SPAK/ Meta: Me llogaritë për çështje pronash është marrë Monika, unë jam marrë me politikë. Ajo është përgjegjëse…!

Në konferencën me gazetarët, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta tregoi arsyet se pse u thirr sot në Prokurorinë e Posaçme. Meta akuzoi SPAK se po vepron për llogari të Edi Ramës dhe qeverisë.

“Unë jam thirrur në cilësinë e denoncues kryesor të ramaformës shkatërrimi i reformës në drejtësi. Pas u firmos me 140 deputetë vazhduan lojën ata. Zgjodhën Arta Markun me 68, ajo bëri emërimët sipas qejfit të saj, KLP sipas qejfit. KLP zgjodhi SPAK, sipas qejfit. Dhe tani jemi vendi më i korruptuar në Evropë. SPAK kontrollohet totalisht nga Edi Rama dhe strukturisht nga Ëngjëll Agaçi. Unë si denoncues i betimit të gjykatëses te Lana. Edhe për rritjen e rrogave i drejtohet qeverisë, të paktën ti drejtohet Kuvendit. Kemi Gjykatë Kushtetuese që ka dhënë 99% të vendimeve pro qeverisë dhe kundër shqiptarëve. Jam thirrur si denoncues i planeve të ndarjes së Kosovës.

Jam thirrur si denoncues i aferës së detit që ka përgjegjësi kryesor Edi Ramën. Një ditë para se të lija detyrën i kam dërguar një letër çdo deputeti që të marrin përgjegjësi për një çështje madhore. Që nuk është një çështje e lehtë. Jam thirrur sepse kam denoncuar në SPAK krimet zgjedhore në vitin 2021 dhe SPAK nuk ka lëvizur gishtin. Ishte detyrë e SPAK të ndiqte denoncimin për njerëzit e pushtetit dhe SPAK ia kaloi Prokurorisë së Elbasanit. Ka çuar në SPAK gjithë ato ligje që Rama i ka bërë me porosi. Jam thirrur se kam çuar në SPAK një nga aktet më të rëndë që ishte falsifikimi nga ana e Kuvendit i firmës së ish-kuvendit Gramoz Ruçi në procesin farsë ndaj presidentit Meta. Jam thirrur për shkak të denoncimeve të aferës së inceneratorëve në muajin shkurt të vitit 2021, por SPAK nuk lëvizi para zgjedhjeve. Këto janë cilësitë pse jam thirrur, ngaqë jam kryetari i Partisë së Lirisë dhe kurrë nuk do lejoj ekzekutimin e pluralizmit por që Shqipëria të lëngojë nga ky narkoshtet.

Unë nuk kam patur asnjëherë besim te SPAK. U krijua në mënyrë të paligjshme. Kemi qenë të detyruar të mbështesim SPAK dhe këdo dhe nuk ka arritje të SPAK. SPAK vetëm ka qëmtuar denoncimet që ka bërë opozita. SPAK për të dhënat e qytetarëve shqiptar dhe që u morën në mënyrë mafioze nga qeveria hapi çështje nga gazetarëve. U detyruan institucionet ndërkombëtare për të hetuar kolegët tuaj. Nuk ndaloj askënd të ketë besim te SPAK dhe të bjer në dashuri me SPAK. SPAK është aleati më i verbër i Edi Ramës, përdoret për të mbajtur nën presion mediat, opozitën. Kush e rrëmbeu Elton Qynon? Unë e rrëmbeva? Gjithçka është bërë me selektivitet të plotë. Si mund të miratohen për dy orë 17 vendime që duan 6 muaj shqyrtime? Si mund të veproj SPAK në mënyrë të paanshme?

Meta tha se me llogaritë është marrë Monika, ai është marrë me politikë.

“Nuk kam pasur asnjë përgjegjësi, të gjitha i ka Monika, unë jam marrë me politikë, këtë e bëj mirë. Ajo ka përgjegjësinë financiare dhe ka qenë në mirëbesim. Merren me histori, më pyesin mua a diskutuar ti me Monikën në shtëpi? Këto veprime që ka bërë Monika në llogarinë e vet, përralla të tilla, as çështje pronash as financiare nuk kam pasur asnjë përgjegjësi, çdo përgjegjësi i ka pasur Monika, e kanë pasur mysafire, unë merrem me politikë”, tha ai.

A nuk mendoni se po e rëndoni pozitën e Monika Kryemadhit me këto deklarata?

Meta: Jo nuk rëndoj asnjë pozitë për arsye se kjo është e vërtetë dhe besoj se kjo i ka mbajtur të gjitha llogaritë sipas ligjit.

‘A e njeh Alberto Ranccinin që të ka bërë dhuratë të Gjiri i Lalëzit? Meta: Llogaritë i bënte Monika, unë bëja politikë

Në një konferencë për mediat presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta është pyetur pas marrjes në pyetje nga SPAK në kuadër të një hetimi të thellë pasuror që po kryen për çiftin Meta-Kryemadhi. Meta tha se është pyetur në lidhje me llogari dhe veprime që ka kryer Kryemadhi, ndërsa u distancua duke thënë se ai s’ka bërë llogari, pasi këto i ka bërë bashkëshortja, ndërsa vetë ka bërë vetëm politikë.

Meta tha se u pyet në lidhje me disa persona nëse i njeh apo ka pranuar dhurata prej tyre, konkretisht me Alberto Rancini, i cili nga përgjimet e SPAK del se i ka bërë dhuratë për ditëlindje në Gjirin e Lalëzit, palma. Po ashtu është pyetur edhe nëse njeh Elenën, për të cilën Meta thotë se ka qenë punonjëse financash te LSI. Meta thotë se është pyetur edhe për Palmerin.

‘Përveçse seanca e sotme ishte një turp i vërtetë të pyesësh Ilir Metën, a e njeh Alberto Rancini. Nga përgjimet del se të ka bërë dhuratë për ditëlindje te Gjiri i Lalëzit ‘Palma’. Alberto i Luleve i thash shkoni more shikojeni taman. I ka sjellë lulet dhe i ka marrë pas 24 orësh. Si mund t’i thuash Ilir Metës a ke dhënë leje për kompleksin Lura në Gjirin e Lalëzit që i ka dhënë zhvillim gjithë vendit atje. A ka njeri që ka kërkuar leje për të ndërtuar fshatra turistik në atë kohë dhe nuk ka marrë leje. Shkoje në Gjirin e Lalëzit atë kohë dhe duhet të ikje me kalë se makina nuk shkon.

Kur kam inauguruar kompleksin kam shkuar me helikopter se doje 4 orë të shkoje atje. Si mund ti thuash Metës a e njeh Elenën që ka qenë punojnë financash te LSI. Ta ka dhënë Elena ty 5000 dollarë në 2006. Mua Elena të më jepte kaq, që i keni në një numër llogarie bashkë me bashkëshorten tënde. U thash shkoni pyesni atë. Ke takuar ti Palmerin. Po sigurisht që e kam takuar. Të gjitha këto bëhen me një qëllim për të spostuar vëmendje nga skandalet e Edi Ramës.

Merren me historitë a ke diskutuar me Monikën për veprimet që ka bërë kjo me llogaritë, i thash që për çështje pronash llogari i ka bërë me mirëbesim Monika, unë jam marrë me politikë. Ky është degjenerim nuk është drejtësi.’- tha Meta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com