Hetimi pasuror, Meta del nga SPAK pas 3 orësh dhe hidhet në sulm: Duan të shkatërrojnë opozitën

Kreu i PL-së, Ilir Meta ka dalë pas më shumë se 3 orësh nga Prokuroria e Posaçme.

I tërbuar nga marrja në pyetje, Meta ka sulmuar sërish kreun e SPAK-ut, Altin Dumani.

“Si kundërshtar i narko regjimit që kërkon të mbahet me Dum Dumanin tuaj, që bën këtë akt kriminal kundër opozitës për të shpëtuar Edi Rama”, tha Meta.

Prej më shumë se tre orësh Meta qëndroi në SPAK, i thirrur nga prokurori i çështjes, Sotir Kllapi. Janë dy çështje që po hetohen nga ky i fundit, të bashkuar në një procedim të vetëm penal, si hetimi pasuror dhe çështja lobimit. SIpas burimeve Meta është thirrur për të japë deklarime pikërisht për këto dy çështje si person në dijeni.

Për të njëjtën çështje, Kryemadhi u pyet për 5 orë ditën e djeshme, 12 qershor, ndërsa sa i takon akuzave për shpenzime marramendëse për operacionet plastike, Kryemadhi tha se s’ka asnjë ndërhyrje estetike, por ka bërë vetëm botoks.

Kjo është hera e tretë që Meta thirret në SPAK, dhe dy herët e para ka dhënë deklarime lidhur me hetimin për ÇEZ-DIA, hetime që po kryhen nga Altin Dumani dhe Enkeleda Millonai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com