Vendimi i Apelit për vulën, Bogdani: Iu dha fund paqartësive. Basha pa vizion të qartë

“Një vendim të rëndësishëm që ndau shapin nga sheqeri”, kështu e ka konsideruar politikani Gerti Bogdani vendimin e Gjykatës së Apelit që ja la vulën dhe logon e PD-së Rithemelimit. Në studion e RTSH 24, Bogdani tha se ky vendim i dha fund paqartësive në lidhje me opozitën, ndërsa lidhur me lëvizjet e Bashës, ai tha se nuk ka një vizion të qartë dhe as një rrugëtim të qartë.

Është një vendim i rëndësishëm që e ndan shapin nga sheqeri. Më në fund ka një vendim, dikush është hidhëruar, një pjesë e madhe janë gëzuar. Është shumë e rëndësishme që më në fund asaj paqartësisë ju dha fund. Mbledhjet e zotit Basha tani, i bie që sa herë ka seancë gjyqi Basha të bëjë mbledhje. Mbledhjet duhet të jenë konstante, jo njëherë në 6 muaj. Dëgjova në media që kishte thënë se do bashkëbisedonte me qytetarët se çfarë do bëjmë nesër. Por nuk ka kohë, ky është justifikim i kotë. Ka patur gjithë këtë kohë për të diskutuar me qytetarët dhe ato struktura që ka që nëse ndodh kjo që ndodhi, çfarë do veprojmë. Është pa një vizion të qartë dhe pa një rrugëtim të qartë”, u shpreh Bogdani.

I pyetur nëse vendimi i Apelit do të shërbejë për bashkimin e demokratëve, Bogdani tha se ndarja e kampeve nuk ka qenë për shkak të vulës apo logos. Sipas tij, PD-ja ka nevojë për një reformim të thellë.

Ndarja e kampeve nuk ka qenë për shkak të vulës apo logos, kalimi i vulës padyshim ndikon te mbështetësit e djathtë, por në struktura nuk e shoh diçka të tillë sepse ndasitë nuk kanë qenë për shkak të vulës apo logos. Ajo që meritojnë demokratët sot është një reflektim i thellë për të parë si duhet shkuar përpara, me çfarë alternative, ka nevojë për një reformim të thellë PD”, theksoi Bogdani.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com