U vra nga daja i saj, 11-vjeçarja përcillet me fustan të bardhë në banesën e fundit, çfarë u gjet në shënimet e saj. Flet mësuesja

E veshur nuse, i është dhënë lamtumira e fundit 11-vjeçares në Greqi, e cila u godit me kaçavidë në qafë nga daja i saj, pas refuzimit të të miturës për përdhunim.

Në ceremoninë mortore, morën pjesë jo vetëm të afërm dhe familjarë, por edhe qytetarë të zonës së Ilia, aty ku banonte e mitura.

Mësuesja e saj, në një intervistë për mediat greke tregon se 11-vjeçarja ka qenë nxënëse me rezultate shumë të mira, teksa shtoi se komunikimi i tyre për mësimet vazhdonte edhe jashtë orarit të mësimit.

Kanë një mirësi që sot nuk e sheh shpesh, një mirësjellje. Nuk e prisja që kjo t’i ndodhte kësaj familjeje. Më besoni, jam e tronditur, nuk e kaloj dot. Mendoj se do të më marrë shumë malli, është e paimagjinueshme. Shumë shpesh më telefononin dhe më thoshin: mësuese nuk e kuptuam këtë në këtë ushtrim. Fëmijët i kam pasur për tre vjet”, tha mësuesja duke folur për Alpha.

Siç ka treguar ajo, në fletoren e 11-vjeçares Vasiliki nga Ilia, në faqen e fundit ishte shkruar shprehja: “Buzëqeshja nuk zgjati”, në datën 6 mars 2024.

Në momentin që është kryer ceremonia mortore e 11-vjeçares, në banesën e dajës së saj, që është edhe autori i kësaj ngjarje të rëndë ka rënë zjarr.

Sipas asaj që raportojnë mediat greke, një grup personash të panjohur kanë vënë në shënjestër shtëpinë e 37-vjeçarit si hakmarrje për vrasjen mizore dhe tentativën për përdhunim që ai kreu ndaj 11-vjeçarit.

Në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikëset e Shërbimit Zjarrfikës të Pyrgos të cilët kanë vënë nën kontroll zjarrin, ndërsa vlen të theksohet se në momentin e zjarrvënies nuk ka qenë i pranishëm asnjë familjar i 37-vjeçarit./m.j

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com