Bejko: Micotaqis kërkon të mbajë ndezur zjarrin e çështjes Beleri

Nënkryetari i PD-së, Roland Bejko u shpreh në emisionin “3D” nga Alban Dudushi se fati i Fredi Belerit do të jetë sërish një enigmë.

Sipas tij, kryeministri grek Micotaqis kërkon të mbajë ndezur zjarrin e çështjes “Beleri” pasi siç ai shprehet ushqen politikën e tij.

Qeveria greke e ezauroi qëndrimin e saj me Shqipërinë pasi e trajtoi çështjen “Beleri” politikisht dhe i kërkoi Ramës ta lironte dhe të merrte detyrën. Fati i Belerit do të jetë sërish një enigmë. Unë mendoj që Micotaqin nuk do ta lërë me kaq pasi e ka një eurodeputetin  e vet, është një kartë që duke e luajtur fort në kushte në të cilat ka ngjallet ky nacionalizmi. Ajo e ushqen politikën e Micotaqis në një plan elektoral. Dhe aty do ta mbajë ai, do ta mbajë ndezur zjarrin, siç ka mbajtur flakën e lojërave olimpike, kështu që edhe këtë lloj zjarri do ta mbajë ai”, tha Bejko.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com