Vlorë/Makina merr flakë në ecje e sipër, shpëtojnë mrekullisht shoferi e pasagjeri

Një makinë ka marrë flakë pasditen e sotme në aksin Qeparo-Kuç, pranë fshatit Kudhës.

Mësohet se në makinën tip “Renault” me targa AA 512 TK udhëtonin dy persona. Mësohet se shkak e djegies plotësisht të makinës ka qenë nxehja.

Siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga Report Tv, duket punonjësi i zjarrfikëses duke shuajtur zjarrin e në makinën në mes të autostradës.

Bëhet me dije se nuk bëhet fjalë për të lënduar por vetëm për dëme materiale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com