Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune në Kamëz. Sipas informacioneve paraprake mësohet se ngjarja është regjistruar në rrugën “Nato” ku një automjet ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në oborrin e një shtëpie.
Si pasojë e aksidentit ka mbetur e plagosur shoferja e mjetit e cila ndodhet në gjendje të rëndë. Ndërkohë, sipas banorëve të zonës mësohet se automjeti në momentin e aksidentit ka qenë duke lëvizur me shpejtësi tej normave të lejuara për zonën ku ishte.
Lidhur me këtë aksident deri më tani nuk ka një reagim zyrtar nga autoritetet dhe nuk dihen më tepër detaje.