Ditmir Bushati në Podcastin e tij Public Square diskutoi me Lura Pollozhani, studiuese në Universitetin e Grazit.
Bushati dhe Pollozhani diskutuan mbi zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, të cilat prodhuan një konfigurim të ri politik. Shumëçka është e qartë për sa i përket qeverisë, opozitës dhe presidentes së re. Por, ka disa paqartësi në lidhje me të ardhmen euro-atlantike të vendit, raportet me fqinjët dhe mbi të gjitha, për stabilitetin demokratik të Maqedonisë së Veriut, i cili buron nga mirëkuptimi ndëretnik.
Pollozhani mendon se në këto zgjedhje “ndodhi një ndryshim nga “anti-shqiptarizmi” i butë ose i tërthortë, në atë që u bë direkt “anti-BDI”. Deri diku VLEN-i e ka luajtur ndoshta në mënyrë jo të drejtpërdrejtë rolin e fuqizmit të kësaj retorike, por për një kohë shumë të gjatë u krijua ideja në Maqedoninë e Veriut se ‘BDI është për t’u fajësuar për gjithçka”.
Në këto zgjedhje gjithashtu kemi pasur edhe një aktor të ri, VETËVENDOSJE-n. Nuk mendoj që VETËVENDOSJA ka pasur ndonjë influencë. Por, dallojmë një simpati për kryeministrin Albin Kurti dhe besoj se kjo simpati lidhet pikërisht me faktin që ai shihet sikur ka ide të tjera, që ne nuk i kemi këtu.
Bushati dhe Pollozhani ndalen tek nevoja për për një qarkullim tjetër të ideve ku një rol të rëndësishëm kanë dhe Shqipërinë dhe Kosovën si aktorë, “jo në aspektin e bashkëpunimit të partive politike aq sa në qarkullimin e ideve politike dhe të lindjes së ideve të reja”.
Lura ndalet dhe tek rreziku që i vjen Maqedonisë së Veriut nga një aleancë e mundshme me Hungarinë dhe me Serbinë duket shumë e logjikshme dhe mendoj shumë e shpejtë për t’u bërë./m.j