U godit me grusht në mes të Kopenhagenit nga një 39-vjeçar, kryeministrja daneze pësoi ndrydhje të qafës

Një 39-vjeçar është arrestuar si autor i dyshuar i sulmit ndaj kryeministres daneze Mette Frederiksen, mbrëmjen e djeshme në qendër të Kopenhagenit.

Ai doli sot para Gjykatës, thuhet në një deklaratë të policisë daneze.

Sulmi tronditi Frederiksen, e cila drejton Partinë Social Demokrate të Danimarkës dhe ka qenë kryeministre që nga viti 2019.

Mbrëmjen e djeshme, një burrë iu afrua dhe e goditi me grusht në sheshin Kultorver në Kopenhagen.

Frederiksen pësoi një ndrydhje të lehtë të qafës gjatë sulmit, tha sot zyra e saj.

“Kryeministrja është shëndoshë e mirë, por është e tronditur nga ngjarja”, thuhet në deklaratë, duke shtuar se Frederiksen është dërguar në spital për kontroll mjekësor pas incidentit.

Të gjitha detyrat zyrtare të kryeministres janë anuluar për ditën e sotme.

As policia dhe as kryeministria nuk kanë bërë asnjë njoftim për motivin e sulmuesit apo nëse ai ishte i armatosur./m.j

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com