Turizmi malor, Rama tregon SMS nga emigrantët dhe premton: Mbështetje të rëndësishme për rrjetin e bujtinave

Turzimi është kthyer në kryefjalën e vendit, teksa pas investimeve në zonat bregdetare, tashmë vëmendja do të përqendrohet në veri. Kështu bëri me dije kryeministri Edi Rama në podkastin “Flasim”, ku kishte te ftuara dy zonja, njëra nga fshati Guri i Bardhë i Matit dhe tjetra nga Nivica e Tepelenës, që treguan si nisën sipërmarrjet e tyre për t’i kthyer ato në biznese të suksesshme.

Rama tha se po shkohet drejt finalizimit të një mbështetje të rëndësishme për ndihmë financiare për rrjetin e bujtinave nëpër male.  Kreu i qeverisë shtoi se është drejt mbylljes marrëveshja me bankat për të financuar kredi, ku barrën kryesore do ta ketë shteti.

Jemi duke shkuar drejt finalizimit dhe do bëjmë një mbështetje të rëndësishme për të gjithë këtë rrjetin e bujtinave nëpër male, mbështetje financiare. Jemi duke folur me bankat dhe po e mbarojmë në mënyrë që ata të na financojnë kredi ku barrën kryesore ta ketë shteti”, tha Rama.

Kryeministri deklaroi se kjo po bëhet edhe me qëllim tërheqjen e emi9grantëve që duan të kthehen për të investuar. Po ashtu, Rama tha se do të lehtësohet edhe legalizimi i tokave ku nuk është bërë ndarja.

Po bëjmë diçka të mirë sepse marr çdo dy ditë mesazhe nga emigrantët që thonë duam të kthehemi”, u shpreh ai.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com