I mbështjellë me qese, del foto e trupit të pajetë të recepsionistit që u vra në Dhërmi

I mbështjellë me qese plehrash, i hedhur në një zonë me shkurre. Kështu u gjet trupi i pajetë i recepsionistit Eraldo Nevruzi në përroin e Gjipesë.

Kjo foto e siguruar nga Tv Klan tregon momentin e parë kur trupi i 31-vjeçarit u pikas nga Policia e Vlorës.

I riu dyshohet të jetë hedhur në këtë zonë nga autori i dyshuar Gerald Shehu, bashkëpronar në hotelin ku “Greccia” ku punonte si recepsionist i riu.

43-vjeçari tashmë është arrestuar në Korfuz të Greqisë dhe vënë nën akuzë për “vrasje me paramendim”.

Por hetimet e zhvilluara nga policia dhe prokuroria e Vlorës, kanë zbuluar se Shehu nuk ka vepruar i vetëm.

Pas vrasjes së 31-vjeçarit në dhomën ku ai akomodohej, autori dyshohet të jetë ndihmuar nga dy punonjës të tjerë të hotelit, konkretisht Daniel Qose dhe David Larti.

Ata dyshohet se kanë marrë pjesë në mbështjelljen e kufomës me qese plehrash pas vrasjes dhe më pas e kanë transportuar atë drejt makinës tip Audi.

Me këtë të fundit ka lëvizur autori i dyshuar në drejtim të Sarandës, ku më pas ka braktisur mjetin në një parkim në afërsi të portit, vend ku u gjet nga policia.

Ndërkohë deklarimet e dy punonjësve të hotelit, ata kanë rrëfyer se janë detyruar nga pronari i tyre për t’i ndihmuar me largimin e kufomës.

Për zbardhjen e plotë të ngjarjes policia po verifikon disa pista hetimore, teksa është në pritje të dorëzimit të autorit të dyshuar nga autoritetet greke.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com