Kryebashkiakja e një qyteti perëndimor të Meksikës është vrarë, vetëm 24 orë pas zgjedhjes së presidentes së parë femër Claudia Sheinbaum. Sipas raportimeve të mediave lokale, e shoqëruar nga truproja e saj, Yolanda po hynte në një palestër pranë sheshit kryesor të Cotija kur një grup burrash hapën zjarr, duke shkaktuar plagosjen e kryebashkiakes.
Ajo u transferua në Spitalin Rajonal të Los Reyes, ku pak minuta më vonë u konfirmua vdekja e saj.
Qeveria e shtetit meksikan të Michoacan ka dënuar vrasjen e presidentes komunale të Cotija, Yolanda Sánchez Figueroa dhe njoftoi se ka nisur hetimet për të gjetur përgjegjësit për krimin.
Vitin e kaluar kryebashkiakja e Cotija u rrëmbye për disa ditë më 22 shtator 2023 në Zapopan, Jalisco, kur një grup burrash të armatosur e morën nga automjeti në të cilin ajo ndodhej. Ajo kishte marrë kërcënime me vdekje nga një grup i dyshuar kriminal dhe në momentin e rrëmbimit ajo nuk kishte siguri.
/a.r