Pesë shqiptarë janë arrestuar nga policia të dyshuar si kultivues të dy serave me kanabis, të zbuluara Gadebusch dhe Bad Kleinen.
Sipas mediave gjermane, në këto sera u gjetën të kultivuara 800 rrënjë kanabisi, si dhe pajisje për rritjen e tyre në mënyrë artificiale.
Shqiptarët, të moshave nga 22 deri në 42 vjeç ndodhen në paraburgim dhe po hetohen për trafikim të lëndëve narkotike./m.j