Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama për më shumë se një orë u dha përgjigje kritikave të emisionit “Report” në televizionin italian “RAI 3”. Analisti Frrok Çupi, thekson se dokumentari i televizionit italian kishte arrogancë dhe qëndronte larg të vërtetës.
Sipas tij, materiali televiziv mbart në vetvete arrogancë pasi nuk citonte fakte dhe dokumente, por jepte si lajm, atë se çfarë i kishin thënë të tjerë duke anashkaluar parimet themelore të një gazetarie që flet me fakte.
“Ishte një intervistë jo se duhet të të vijë mirë për vendin tënd, por më vjen shumë keq, dhe ndjehesh keq, qe një media si RAI 3, të bie në këto pozita të tilla. E para ishte shkelje totale e parimeve, që lajmi është ajo çfarë ndodh, ndërsa këta aplikojnë idenë se lajmi është ajo se çfarë diskutohet se ka ndodhur, dhe këta ballafaqojnë tha dikush, por s’kanë një mendim dhe s’kanë një qëndrim…dhe e vërteta mungon. Për këta lajmi është “ajo çfarë kanë thënë”, tha ai.
Ai theksoi në “Real Story” se një drejtor mediash, aq më tepër si ai i RAI 3, nuk mund të sillet si një drejtues burgu dhe të ankohet se pse telefonohet nga një kryeministër apo drejtues i një vendi të caktuar.
Sipas tij, vetëm personat që duan të qëndrojnë të fshehur nuk kanë dëshirë të përgjigjen.
“Perceptova me keqardhje një arrogancë të madhe të RAI 3. Nuk kishte prova. Ishte arrogancë e dyfishtë, e para ne jemi vend i madh dhe Edi Rama për atë djalin ishte një emigrant shqiptar, kush je ti. Të bëjë një drejtor i medias si një drejtor burgu është e rëndë, Të thotë “pse më telefonon mua”, “pse më flet”, është shumë e rëndë. Kështu bëjnë ose drejtorët e dhunshëm, të institucioneve të riedukimit ose drejtorët e mafies dhe vetëm një njeri që është i fshehur thotë “pse më telefonon mua”. Nga një arrogant ky përfaqësuesi i RAI u kthye në cironkë, që përdridhej, dhe thoshte fjalë pa kuptim”, tha ai../m.j